Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci shpreh pakënaqësi për njërën nga rrugët e paasfaltuara të Prishtinës.
Ai në një postim në faqen e tij zyrtare në Fb ka shprehur keqardhjen ndaj qytetarëve të Prishtinës të cilët akoma vazhdojnë të përballen me problemet e rrugëve të paafaltuara, përcjell Gazeta Alo.
Kjo pjese me afro 1km gjatësi të rrugës së paasfaltuar gjendet në lagjen e ‘Kodrave të Trimave, fare afër qendrës së kryeqytetit.
Postimi i tij i plotë:
Sot kalova në këtë rrugë të Prishtinēs e cila ende është e paasfaltuar.
Rruga e cila gjendet tek “Kelanët” siç quhet në lagjen “Kodra e Trimave”, vazhdon të mbetet e paasfaltuar.
Edhe këta janë banorë të Prishtinës dhe meritojnë jetë më të dinjitetshme.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10222911940768211&set=pcb.10222911991209472&type=3&theater