Fjalë Kyçe

Koha kur babai i Valon Behramit luante për Drenicën

Koha kur babai i Valon Behramit luante për Drenicën

Fotografi interesante e një gjenerate të shkëlqyeshme e klubit të futbollit Drenica nga Skenderaj, në periudhën 1990-1991.

Me fanella shumë interesante dhe atëkohë në fanellë mbanin emrin e një firme të ndërtimtarisë, që shkruante Vinkovc, qytet kroat!

Në atëkohë, sponsor i Drenicës ka qenë Xhavit Babaj, me firmën e ndërtimtarisë Vinkovci. Ndryshe djali i Xhavitit, Shpëtimi ka qenë prej lojtarëve më të mirë që ka pasur Kosova, shkruan ‘Bota Sot’.

Në foto, në këmbë nga e majta i katërti është Ragip Behrami, babai i Valon Behramit, ky i fundit luan për ekipin e Udineses në Serie A dhe është kapiten. Kjo fotografi është siguruar nga Gjenerata e artë e sakrificës së futbollit të Kosovës.

KF Drenica 1990/91: Trajner Hashim Ajeti, Burim Dreshaj, Bashkim Idrizi, Ragip Behrami (babai i Valon Behramit), Xhafer Dobra, Xhavit Tahiri, Fadil Behrami e ndihmëstrajner Hajdin Ajeti. Ulur: Hysni Gjinovci, Burhan Hamiti, Skënder Jashari, Halim Veliu, Hazir Nuredini.