Fjalë Kyçe

Kollçaku: Nëse dikush nga deputetët infektohet nga koronavirusi, të mos i ofrohet respiratori

Kollçaku: Nëse dikush nga deputetët infektohet nga koronavirusi, të mos i ofrohet respiratori

Po vazhdon ende seanca për mocionin e LDK-së, për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku ka shprehur shqetësimin që seanca po mbahet në një situatë pandemie.  Këtë seancë për më tepër ajo e ka quajtur seancë të turpit, derisa ka folur për rrezikun që i kanoset secilit deputet.

“Unë sot që nëse sot ndonjë deputet infektohet mos t’ja qesin respiratorin. A po mendoni që ne jemi imun ndaj kësaj sëmundje? E kam thënë dhe po e them, në këtë situatë, kjo është seancë e turpit. Dikush po thotë që s’jemi të rrezikum? Por ai që e ka thirr le të mbanë përgjegjësi”, ka thënë ajo.