Fjalë Kyçe

Kolona kilometërshe në Morinë për të hyrë në Kosovë – po kërkohet test PCR negativ ose certifikatë vaksinimi

Kolona kilometërshe në Morinë për të hyrë në Kosovë – po kërkohet test PCR negativ ose certifikatë vaksinimi

Që nga hyrja në fuqi të masave të reja, kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë ka vazhduar të mbingarkohet.

Sipas masave të reja anti-COVID të miratuara nga Qeveria, personat që duan të hyjnë në Kosovë duhet që ta kenë një test negativ për COVID-19 dhe certifikatën se e ka marrë njërën nga dozat e vaksinës anti-COVID.

Një lexues i Telegrafit ka dërgur fotografi dhe video në të cilën shihet kolonë e gjatë e automjeteve të cilat presin për të hyrë në Kosovë.

Ai thotë se pritja shkon më shumë se një orë, ndërkaq kolona mund të jetë e gjatë deri në tri kolometra.

Ndërkohë që pranë pikës së kalimit kufitar është vendosur një laborator për test të shpejtë me 25 euro.

Po ashtu nga data 6 shtator qytetarët që hyjnë në Shqipëri, nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto 3 kushte:

Të paraqesin pasaportën e vaksinimit të plotë, e cila duhet të jetë jo më e vonshme se 2 javë nga data e hyrjes në kufi.

Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve, ose testin e shpejtë (rapid) brenda 48 orëve,

Ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars Cov2 të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Kjo është e vlefshme edhe për ata qytetarë që kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Ndërka, qytetarët shqiptarë, rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen në Shqipëri dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.