Fluks i shtuar në disa pika të kalimit kufitar me kohë të zgjatura pritjeje, veçanërisht për automjetet në hyrje të vendit tonë.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara në orën 11:10 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika kufitare Muçibabë ka regjistruar pritje deri në 1 orë në hyrje, ndërsa në dalje koha e pritjes është 5 minuta. Kolona e veturave arrin deri në 600 metra në hyrje.
Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 30 minuta, ndërsa kolona e veturave është 350 metra.
Ndërsa për të dalë nga vendi në këtë pikëkalim kufitar është 20 minuta dhe kolona e veturave është 300 metra.