Fjalë Kyçe

Kolona të gjata në Merdare, deri tri orë pritje për të hyrë në Kosovë

Kolona të gjata në Merdare, deri tri orë pritje për të hyrë në Kosovë

Kolonat e automjeteve të bashkatdhetarëve tanë që po vijnë në vendlindje për pushime, përmes pikave kufitare me Serbinë janë shtuar në orët e mbrëmjes së të mërkurës.

Në vendkalimet kufitare me Serbinë, Muçibabë, Dheu i Bardhë dhe Merdare, kolonat e veturave arrijnë deri në 500 metra.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në orën 21:00 pritjet në pikë-kalimin kufitar në Merdare në hyrje zgjasin deri në tri orë, ndërsa në dy pikat tjera kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë më të shkurta, deri në 25 minuta, raporton Telegrafi.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Republikës së Kosovës nuk ka pritje të gjata as në hyrje as në dalje nga vendi ynë.