Në pikat kufitare në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë kanë filluar kolona të gjata të mërgimtarëve të cilët janë nisur drejt vendlindjes.
Në Qendrën Kombëtare të Menaxhimit Kufitar thuhet se pritjet për të hyrë në Merdarë janë deri në tri orë, daljet deri në pesë minuta.
Ndërsa, tek Dheu i Bardhë pritjet në hyrje arrijnë deri në një orë dhe në dalje deri në pesë minuta.
Në Jarinje pritjet për të hyrë në vend janë deri në 15 minuta.
Pos, Kosovës pritje të gjata ka edhe në pikat kufitare të vendeve të tjera të Ballkanit.
Më poshtë keni tabelën e Qendrës Kombëtare të Menaxhimit Kufitar: