Ismet Tara, apo i njohur si komandant Hoxha, ka përfunduar intervistimin disa-ditor në Prokurorinë Speciale në Hagë.
Në një njoftim nga miqtë e tij në rrjetin social Facebook, komandant Hoxha është shprehur i lumtur për përfundimin e intervistës së tij.
“Është kënaqësi për mua që kreva detyrimin tim ndaj gjykatës së Hagës. Ishte kënaqësi që u njoftova me të gjithë këtu. Falënderoj stafin që ishte korrekt ndaj meje. Duhet të jenë krenar për luftën e pastër e të shenjtë të UÇK-së siç kemi bërë, e dimë dhe do ta mbrojmë edhe nëse duhet me jetët tona në Hagë apo kudo që paraqitet nevoja”, ka thënë Tara.
Tara kishte thënë për KTV-në se nuk do të angazhojë asnjë avokat për mbrojtjen e tij.