Fjalë Kyçe

Kombëtarja e femrave udhëtoi për Bullgari

Kombëtarja e femrave udhëtoi për Bullgari

Si rezultat i takimit të presidentit të FFK-së, Agim Ademi me presidentin e FF të Bullgarisë z. Borislav Mihaylov, me rastin takimeve të 14 federatave rajonale në shtator të viti të kaluar, ku bisedua rreth bashkëpunimit ndërmjet dy federatave, shkruan GazetaAlo.

Sot, Kombëtarja A e femrave udhëtoi për në Bullgari, ku do të zhvillojë dy ndeshje me Kombëtaren bullgare.

Vashat tona do të ballafaqohen për herë të parë më 25 shkurt, derisa ndeshja e dytë do të zhvillohet më 28 shkurt.

Për Kombëtaren tonë këto dy miqësore janë të mirëseardhura pasi të enjten mësoi edhe kundërshtarët për Kampionatin Evropian “Anglia 2021”, kështu që qysh nga këto dy ndeshje fillojnë edhe përgatitjet e Kombëtares A në konkurrencën e femrave.

Para nisjes udhëtim të mbarë dhe sukses në këto dy miqësore vashave të Kombëtares u shprehu sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Ekspedita
Xhelal Broja – anëtar i KE

Shtabi teknik
Afërditë Fazlija – Përzgjedhëse
Veton Çitaku – Trajner
Sanije Krasniqi – Trajnere
Besart Ismajli – Trajner i portierëve

Ekipi mjekësor
dr. Enver Hoxha – Mjek
Filloreta Berisha – Fizioterapeute
Sabit Hajra – Fizioterapeut

Menaxher i pajisjeve
Liburn Rama

Futbollistet

1.Besarta Leci
2.Flutura Agaj
3.Leonora Ejupi
4.Valentina Limani
5.Fjolla Shala
6.Feride Kastrati
7.Aurora Behluli
8.Modesta Uka
9.Blerta Shala
10.Kaltrina Biqkaj
11.Besjana Reçica
12.Verona Berisha
13.Liridona Syla
14.Qendresa Bajra
15.Marigona Tahiri
16.Edona Kryeziu
17.Lavdije Behramaj
18.Gjenifer Pjetri
19.Flaka Aslanaj
20.Alberina Syla