Kombëtarja e Kosovës në hendboll sot ka udhëtuar për në Heraklion dhe po e zhvillon stërvitjen e parë në palestrën ku nesër nga ora 14:00 luhet takimi me Greqinë.
Atmosfera në Kombëtare është shumë e mirë dhe djemtë janë të vendosur për të dhënë maksimumin në përpjekje për të fituar ndeshjen e rëndësishme me Greqinë.
Të kujtojmë që të mërkurën në Prishtinë ndeshja me Greqinë ishte shumë dramatike dhe u vendos për një gol, në të mirë të mysafirëve, përcjell express.
Ndeshje tjetër e fortë pritet nesër, ndërsa synimet janë për të fituar takimin.