Fjalë Kyçe

Kombëtarja e Kosovës për femra ngritet për nëntë pozita në FIFA

Kombëtarja e Kosovës për femra ngritet për nëntë pozita në FIFA

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave për herë të parë është pozicionuar në vendin e 91-të në FIFA.

Kjo pas ranglistës së FIFA-s që ka publikuar gjatë ditës së sotme.

Në renditjen e kaluar çikat e Kosovës janë pozicionuar në vendin e 100-të, teksa pozitën më të mirë më herët e kishin të 97 në vitin 2017.

Përndryshe, në vendin e parë në ranglistën e FIFA-s në kuadër të konkurrencës së femrave është Spanja, teksa Anglia në pozitën e dytë.