Fjalë Kyçe

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon stërvitjen e radhës para ndeshjes me Lituaninë

Kombëtarja e Kosovës sot zhvillon stërvitjen e radhës para ndeshjes me Lituaninë

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvilloj seancën e radhës stërvitore para ndeshjes miqësore që pritet të luhet kundër Lituanisë.

Stërvitja do të zhvillohet në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali në orën 16:00.

“Ky ndryshim në agjendën e Kombëtares ka ardhur si rrjedhojë e motit të ligë dhe ruajtjes së fushës së stadiumit “Fadil Vokrri”.Stërvitja është e hapur për media 30 minuta!”, njofton Federata e Futbollit e Kosovës përcjell Klan Kosova.

Ndeshja miqësore do të luhet të mërkurën më 24 mars, në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.