Fjalë Kyçe

Kombëtarja e Kosovës U19 në volejboll në Kampionatin Ballkanik

Kombëtarja e Kosovës U19 në volejboll në Kampionatin Ballkanik

Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurencen e femrave pas përgaditjeve disa ditore, sonte do të udhëtoj në Turqi për pjesëmarrje në Kampionatin Ballkanik U19, i cili do të mbahet në Ankara për pesë ditë me radhë.

Para nisjes në Turqi në radhët e ekipit kombëtar ka mbretëruar atmosferë mjaft pozitive.

Stafi dhe lojtaret janë shprehur mjaft optimiste para kësaj sfide dhe presin rezultate pozitive nga kjo paraqitje.

Për ti përcjellur ekipin kombëtar në aeroport të pranishëm ishin edhe krerët e FVK.

Federata e Volejbollit e Kosovës ju uron rrugë të mbarë dhe suksese në paraqitje ekipit kombëtar ! ,/Gazeta Alo