Fjalë Kyçe

Kombëtarja e Suedisë nuk do ta ketë Ibrahimoviqin në përbërje në Euro 2020

Kombëtarja e Suedisë nuk do ta ketë Ibrahimoviqin në përbërje në Euro 2020

Kombëtarja suedeze ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në gjendje të rikuperohet për Kampionatin Evropain.

Ibrahimovic u lëndua në ndeshjen ndaj Juventusit në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A, shkruan lajmi.net.

Por, lëndimi i tij mendohej se do të zgjaste vetëm tre javë, pasi u verifikua se ai nuk ka këputur ligamentet apo diçka e tillë.

Mirëpo lajmin për mospërfshirjen e Ibras në “Euro 2020” e ka bërë zyrtar, Suedia. Kombëtarja suedeze ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian pas një bisede të zhvilluar ndërmjet tij dhe Janne Andersson.

Kombëtarja e ka uruar 39 vjeçarin për shërim të shpejtë.