Fjalë Kyçe

Kombëtarja Shqiptare niset drejt Kazakistanit

Kombëtarja Shqiptare niset drejt Kazakistanit

Kombëtarja Shqiptare e futbollit është nisur për në Kazakistan, për ndeshjet e 11 tetorit.

‘Kuqezinjtë’ janë mysafir të Kazakistanit, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shqipëria në këtë ndeshje është e plotë, dhe të gjithë lojtarët kanë dalë negativë në testimet e fundit.

Njoftimi i FSHF-së:

Ekipi ynë kombëtar është nisur mëngjesin e sotëm për në Kazakistan, ku do të zhvillojë në 11 tetor ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Përfaqësuesja e drejtuar nga tekniku Edoardo Reja është e plotë dhe pa asnjë mungesë nga ndryshimet e njoftuara ditën e djeshme. Gjithashtu janë marrë edhe përgjigjet e tamponit, ku të gjithë kuqezinjtë kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, të parën ne Kazakistan më 11 tetor dhe tre dite më pas në Lituani më 14 tetor.