Kombëtarja U16 ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë në kuadër të turneut në Dubai, duke u mundur nga Belgjika, me rezultat 0:3, shkruan GazetaAlo.
Djelmoshat tanë patën një paraqitje të mirë në pjesën e parë dhe u rezistuan mjaft mirë sulmeve të belgëve deri në minutën e 63-të, kur Bosau Nketa Orphe e zhbllokoi rezultatin.
Ky gol shkaktoi zhgënjim tek ekipi i drejtuar nga Besnik Kollari dhe si rrjedhojë e shpërqendrimit vetëm pas dy minutash belgët realizuan edhe golin e dytë, kësaj radhe nëpërmjet Dassy Dylan.
Ndërkohë, rezultatin përfundimtar e vendosi Mitsindo Yves në minutën e 89-të. Ndeshjen e fundit në kuadër të këtij turneu Kombëtarja jonë U16 do ta zhvillojë të enjten kundër Republikës së Çekisë. /GazetaAlo.