Fjalë Kyçe

Kombëtarja U19 – Çekia, ky është rezultati final

Kombëtarja U19 – Çekia, ky është rezultati final

Kombëtarja U19 në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar sot ndeshjen e parë në kuadër të turneut që po mbahet në Side të Antalya të Turqisë, ku ka pësuar humbje nga Çekia, me rezultat të thellë 0:8, shkruan GazetaAlo.

Para ndeshjes, anëtarja e KE dhe kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, znj. Vjollcë Krasniqi e ka përshëndetur ekipin tonë kombëtar dhe u ka shprehur gatishmërinë e FFK-së, te presidentit Ademi dhe vet asaj për një përkrahje të madhe dhe të vazhdueshme të futbollit të femrave dhe ngritjen e kapaciteteve të ekipeve kombëtare.

Vajzat e Kosovës, që në këtë turne po marrin pjesë me një moshë më të re se rivalet, në ballafaqim me futbollistet e Çekisë, të cilat jo vetëm që janë në moshë më të vjetra por këto janë edhe të kualifikuara për rrethin elitë të Evropianit, treguan aq sa ua lejoji forca aktuale.

Në radhët tona u vërejt mungesa e forcës fizike dhe e përvojës, gjë që kërkohet shumë punë për të arritur deri te rezultatet dhe sukseset. Humbja e thellë prej 8:0 kundër Çekisë, ku as gjyqtaret nuk ishin në nivelin profesional, ku akorduan madje 4 penallti, vajzave të Kosovës duhet t’u shërbejë si motiv e assesi zhgënjim për ndeshjet tjera dhe të mendojnë për të ardhmen e tyre.

Ishin vetëm 10 minutat e parë të ndeshjes kur futbollistet tona qëndruan mjaft mirë ndaj kundërshtareve shumë më cilësore dhe më pastaj nis seria e golave.

Kombëtarja U19 ndeshjen tjetër e zhvillon më 2 mars kundër Polonisë edhe kjo bashkë me rivalin e fundit Hungarinë janë kombëtare që janë kualifikuar për rrethin elitë.

Pas ndeshjes deklaruan:

Kushtrim Munishi, përzgjedhës

Kemi qenë të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë edhe për faktin se po marrim pjesë me një moshë më të re, pasi që po synojmë të përgatitemi për kualifikimet e ardhshme dhe për faktin se Çekia dhe jo vetëm kjo por edhe Polonia e Hungaria me këtë grup-moshë janë kualifikuar për rrethin elitë. Si do qoftë unë i përgëzoj vajzat për angazhim. Duhet të punojmë shumë, të kemi sa më shumë grumbullime edhe për faktin se nëpër klubet tona mundësitë për punë janë të vështira e ku do të përgatiteshin më shumë e më mirë këto vajza.

Erjona Emerllahu, kapitene
Ishim mirë derisa pësuam gol, pastaj erdhi në pyetje përgatitja fizike dhe përvoja e çekeve. Ne u angazhuam mjaft por nuk arritëm të bëjmë diçka më shumë. Ne do të shohim çka mund të përmirësojmë dhe të evitojmë gabimet për ndeshjen e radhës.

Albulena Fejza, fubolliste
Në ndeshje me Çekinë u angazhuam që të kemi një paraqitje sa më të mirë edhe pse ishim të vetëdijshme se përballë kishim një kundërshtarë jashtëzakonisht të fortë që kanë kaluar rrethin elitë, ndërkaq ne jemi me një grup-moshë më të re. Tash duhet të mendojmë për dy ndeshjet tjera.

Re. e Çekisë – Kosova 8:0 (4:0)
Fusha e Futbollit Side.
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtare: M. Ugurlu, A, Kak, O. Gondiz e P. Ukodirim.
Shënuese:Valashkova(12 e 74), Novotna(18 e 28)Pochmanova(32 p), Shramkova(62 p), Cverçkova(77 p) Peçkova(86) të Çekisë

Çekia U 19:Lukashova, Sonntagova, Novotna, Kotrçeva(Krejçirova), Pochmaova, Hrtakova, Dudova, Khyrovam, Dvorakova e Valashkova(Baumrukova).
Kosova U 19: Podvorica, Fejza, Hyseni, Zhabari, Shabani, Emerllahu, Rexhepi(Zeqiri), Cenaj(Thaçi, Shala(Olluri), Redzaj(Stuja) dhe Krasniqi(Leka). /GazetaAlo