Fjalë Kyçe

Kombëtarja U19 e femrave mbërriti në Antalya

Kombëtarja U19 e femrave mbërriti në Antalya

Një ndër prioritet e FFK-së është zhvillimi dhe përparimi i futbollit të femrave e me këtë edhe i ekipeve kombëtare, shkruan GazetaAlo.

Në këtë kuadër ekipi kombëtar U19 i femrave, sot ka udhëtuar drejt Antalyas në Turqi në një turne ndërkombëtar të futbollit të femrave.

Turneu do të zhvillohet në Antalya për 25 shkurt deri më 6 mars, ndërsa pjesëmarrës, veç Kosovës do të jenë Polonia, Çekia dhe Hungaria.

Sipas programit të turneut në ndeshjen e parë Kombëtarja U19 e Kosovës më 27 shkurt takohet në Çekinë, ndërsa me 2 mars përballet me ekipin jashtëzakonisht të fortë të Polonisë dhe në ndeshjen e fundit më 5 mars, vashat tona ballafaqohen me Kombëtaren e Hungarisë.

Para nisjes përzgjedhësi i Kombëtares U19 Kushtrim Munishi, tha: ”Turnetë e tilla janë jashtëzakonisht të mirëseardhura dhe të dobishme për zhvillimin e ekipit tonë Kombëtar,

ndaj ne do ta shfrytëzojmë maksimalisht edhe kohën e mirë, kushtet si përgatitjet por dhe përballjet për ta parë nivelin tonë. Sikur që nga këto takime do të fitojmë edhe përvojën e duhur.

Siç e dini ekipi jonë kombëtar i kësaj grup-moshe është themeluar tash së voni dhe jemi në hapat fillestar për të përfituar gjithçka nga këto turne që janë parapërgatitje për gara zyrtare kualifikuese.

Prandaj unë falënderoj presidentin Ademi që vazhdimisht me prioritet po i mbështet projektet zhvillimore të futbollit të femrave si dhe kryetaren e Komisionit për futbollin e femrave znj. Vjollcë Krasniqi, e cila me përkushtim është në përkrahje të zhvillimit të futbollit të femrave të të gjitha kategorive”.

Ekspedita e Kombëtares U-19 ka arritur sot në mëngjes në Antalya dhe është akomoduar në hotel, derisa në orët e mbrëmjes do ta zhvillojë stërvitjen e parë. /GazetaAlo

Orari i ndeshjeve
27 shkurt – Çekia- Kosova 11.00 h
02 mars – Kosova – Polonia 15.30 h
05 mars – Hungaria – Kosova 15.30 h

Ekspedita e udhëtuesve
Vjollcë Krasniqi, anëtare KE dhe kryetare e Komisionit të futbollit të femrave
Valbonë Uka-Gashi menaxhere e futbollit të femrave
Fazli Berisha, media
Shtabi teknik
Kushtrim Munishi, përzgjedhës
Labinot Qosa, trajner i portierëve
Ekipi mjekësor
Nysret Imeri, fizioterapeut
Mentor Sfishta, fizioterapeut
Taulant Ahmeti, menaxher i i pajisjeve

Futbollistet
1. Albulena Fejza
2. Erjona Emerllahu
3. Edona Leka
4. Fjona Shabani
5. Diellza Hyseni
6. Liridona Leka
7. Libade Kryeziu
8. Erda Podvorica
9. Shkurtë Zeqiri
10.Jehona Shala
11.Rrezona Ramadani
12.Anjeza Rexhepi
13.Bleona Zhabari
14.Ema Stuja
15.Majlindë Thaqi
16.Rita Olluri
17.Ernejesa Tahiraj
18.Sabrije Krasniqi
19.Sonita Cenaj
20.Medina Redzaj