Fjalë Kyçe

Kombëtarja U19 – Lazio, përfundon me këtë rezultat

Kombëtarja U19 – Lazio, përfundon me këtë rezultat

Kombëtarja U19 e ka zhvilluar sot ndeshjen e parë në kuadër të turneut “Roma Caput Mundi” kundër Lazios, shkruan GazetaAlo.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras, 2:2, derisa në penallti pas madje 11 serive fitores iu gëzuan futbollistët e skuadrës italiane.

Lazio dy herë ishte në epërsi, por herën e parë shifrat i barazoi Qëndrim Zyba, derisa herën e dytë Albin Krasniqi.

Të rikujtojmë se në këtë turne përzgjedhësi Ramiz Krasniqi ka udhëtuar vetëm me futbollistë nga klubet vendore, me qëllim që t’u japë hapësirën e nevojshme për t’i dëshmuar vlerat e tyre, pro edhe për të fituar përvojë në turne të tilla ndërkombëtare.

Në bazë të rregullave të turneut skuadra fituese arkëton 2 pikë, derisa ajo humbëse 1 pikë. /GazetaAlo