Të premten, Pajtim Krasniqi i njohur si DJ PM ishte i larguari i radhës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
DJ PM në natën që u largua nga shtëpia u takua me “vjehrrin”, babanë e blogeres, Sarah Berisha.
Ditën e djeshme, ai ishte i ftuar në “FanClub” së bashku me motrën e Sarës, ku tregoi se do të vazhdonte lidhjen me të.
Profili i Sarës në rrjetin social “Instagram” menaxhohet nga Ditea (motra e saj), teksa ka publikuar mbrëmë një fotografi të saj, duke shkruar: “Shihemi jashtë”.
Por, vëmendjen e mori komenti i Pajtimi i cili i komentoi: “Mos u haltini LEPUJT e mi”.