Fjalë Kyçe

Komenti qesharak i vajzës së vogël për golin e Rashicës

Komenti qesharak i vajzës së vogël për golin e Rashicës

Milot Rashica para pak çastesh ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen që Werder Bremenei po e zhvillon në udhëtim te Bayer Leverkuseni.

Vushtrriasi barazoi rezultatin në 1-1 në golin e realizuar në minutën e 40-të, derisa rezultati aktual është 2-2.

E mënyra se si Werder Bremeni e komentoi këtë gol është ndoshta edhe më brilante se vetë shënimi.

“Shiko mami, në fushë është një ‘DHI,” shkroi Bremen duke ia bashkangjitur postimit një “GIF” me një fëmijë që drejton gishtin nga fusha.