Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Dukagjin Zefi – kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 17.05.2019, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar si dhe inicimet disiplinore të filluara nga ana e Komisionit të Garave për kundërvajtësit pas përfundimit të ndeshjeve nga java e fundit të zhvilluara me datë 15 dhe 16.05.2019 dhe nga të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare dhe deklaratave plotësuese konform dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto;
V E N D I M E
TAHIR BATATINA; kryetrajner në klubin e futbollit “LLAPI 1932“ nga Podujeva, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për shkelje të etikes sportive (inçizimet televizive; pas përfundimit të ndeshjeve për media deklarohet së “Prishtina kurrë nuk do të bëhet kampion dhe besoj që nuk do të bëhët“ sipas tij fajin për këtë e bartin krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës me bashkëpunëtorët e tyre) në ndeshjen e javës së ; XXXI-të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; PRISHTINA – LLAPI 1932, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë.
Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 59 pika 2 paragrafi 1 pika 2 dhe neni 10 paragrafi 2; DENOHET me të holla në shumë prej; 500 euro (pesëqind euro).
Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data kur vendimi bëhët i plotëfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).