Fjalë Kyçe

Komisioni Evropian publikon raportin për Kosovën

Komisioni Evropian publikon raportin për Kosovën

Komisioni Evropian do të publikojë sot dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Raporti në tërësi do të përmbajë vlerësime për ecurinë e reformave në vendet e Ballkanit.

Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës si pika kyçe do të mbeten lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtë i gjykatave.

Përmbajtja e raportit do të përdoret nga vendet anëtare dhe nga vendet që pretendojnë anëtarësimin si mjete lobimi për marrjen e vendimeve.

Në ora 12:45 do të mbahet në Bruksel konferencë për shtyp nga Përfaqësuesesja e Lartë dhe Nënkryetarja, Federica Mogherini, dhe Komisionari për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Ndërsa në ora 13:00, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova, mban konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës.