Fjalë Kyçe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës nën kryesimin e kryetares së këtij institucioni Valdete Daka.

Arsyeja e thirrjes së kësaj mbledhjes, sipas KQZ-së, ka të bëjë me shqyrtimin e tri rekomandimeve lidhur me regjistrimin e tri partive politike. Sipas njoftimit të KQZ-së, bëhet fjalë për Partinë Euroatlantike të Kosovës, Partinë Balliste dhe Partinë Demokratike të Diasporës.

Po ashtu, do të ketë edhe raport të Këshillit për Çështje Ligjore në lidhje me rastet për Prokurorinë e Shtetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2017.