Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka vendosur që të hapet konkursi për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Në mbledhjen e kryesuar nga
“Sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Komisioni ynë dhe Kuvendi janë përgjegjës për zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. Ka pasë disa konkurse që kanë dështuar”.
Ai ka thënë se sipas ligjit aktual duhet të zgjedhet personi që merr më shumë vota.
Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ka thënë se s’është e nevojshme të ndryshohet këtë ligj dhe se është i pajtimit që procedohet drejtpërdrejt me shpalljen e konkursit.