Fjalë Kyçe

Komiteti për Punë të Jashtme në SHBA kërkon që të liberalizohen vizat për Kosovën

Komiteti për Punë të Jashtme në SHBA kërkon që të liberalizohen vizat për Kosovën

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara e mirëpriti vendimin e Bashkimit Evropian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por kërkoi që edhe Kosovës t’i liberalizohen vizat me vendet e BE-së.

“Urime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vendimin e BE-së për të nisur bisedimet. Edhe në këtë kohë të vështirë është mirë që BE-ja t’i mbajë premtimet e saj për të nisur procesin e anëtarësimit me partnerët tanë në Ballkan”.

“Por, BE-ja gjithashtu duhet të mbajë premtimin e saj për Kosovën, që t’i ofrojë liberalizimin e vizave. Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe meriton të trajtohet njëjtë sikurse fqinjët e saj”, thuhet në një postim në Tëitter të Komitetit për Punë të Jashtme, që kryesohet nga kongresisti Eliot Engel.

Komentet vijnë në kohën kur e gjithë bota po përballet me pandeminë e sëmundjes COVID-19, të shkaktuar nga një koronavirus i ri.

Më 24 mars, Këshilli për Çështje të Brendshme i BE-së e miratoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE të Tiranës dhe Shkupit.

Kosova aktualisht është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në Zonën Shengen të BE-së.