Fjalë Kyçe

Kompania e njohur ndalon përkohësisht testimin e vaksinës për COVID-19

Kompania e njohur ndalon përkohësisht testimin e vaksinës për COVID-19

Johnson & Johnson tha se ka ndaluar përkohësisht testimin e një vaksine kundër sëmundjes COVID-19, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pjesëmarrës në testim.

Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane është konsideruar si një nga kryesoret në mesin e disa vaksinave potenciale në botë.

“E kemi ndërprerë përkohësisht dozimin e mëtejshëm në të gjitha provat tona klinike, përfshirë fazën 3, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pacient pjesëmarrës në studim”, tha përmes një deklarate kompania Johnson & Johnson.

Sipas saj, pauzat e tilla janë normale gjatë testimit të mijëra njerëzve.

Johnson & Johnson nuk pranoi të japë hollësi për sëmundjen e pjesëmarrësit.

Në muajin shtator, kompania ka thënë se vaksina e saj eksperimentale kundër sëmundjes COVID-19 ka prodhuar reagim të fuqishëm imunitar gjatë testimit të fazës së hershme dhe të mesme.

Johnson & Johnson ka nisur pastaj testimin në 60,000 persona, rezultatet e të cilit priten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021.