Kompania e taksive “Albani” në Mitrovicë është nxënë nga policia e Kosovës, pasi veturat e tyre janë shfyrtëzuar për të kontrabanduar persona nga Siria në Kosovë.
Në taksitë e tyre janë kapur 53 sirianë mbrëmë rreth orës 20:00.
Lajmin e ka konfrimuar edhe policia në Mitroivcë, ku kanë thënë se në aksion janë ndaluar 13 vetura të taksive, ku dyshihet se kishin shtetas sirianë brenda.
“13 taksi janë ndaluar nga Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 20:00 në Leposaviq, nën dyshimin se po bartnin migrantë nga Siria. Jemi në koordinim me prokurorin për të parë procedurat e mëtejshme”, kanë thënë nga Policia ë Mitrovicë.
Ndërsa, me rastin është duke u marrë prokuroria.