Fjalë Kyçe

Kompania nga Shkupi jep donacion 100 mijë maska për Kosovën në vlerën prej 40 mijë eurove

Kompania nga Shkupi jep donacion 100 mijë maska për Kosovën në vlerën prej 40 mijë eurove

Në kohën kur vendi vazhdon të përballet me pandeminë Covid-19, kërkesat për produkte mjekësore vazhdojnë të mbesin të mëdha.

Maskat e dorëzat janë ndër produktet më të nevojshme si për stafin mjekësor ashtu edhe për qytetarët e rëndomtë, shkruan IndeksOnline.

E në një situatë të tillë, Kosova, përkatësisht Shërbimit Spitalor i Klinikës Universitare të Kosovës, ka përfituar një donacion nga kompania “ATS Group”, që vjen nga Shkupi.

Kjo kompani ka dhuruar në formë të donacionit 100 mijë copë maska medicinale, vlera e të cilave e kap shumën e 40 mijë eurove.

“ATS Group, Shkup, Maqedoni e Veriut, ka shfaqur dëshirën që të dhurojë maska medicinale, në sasi prej 100, 000 copë për QKUK-në, si ndihmë në këtë gjendje pandemie”, thuhet në dokumentet e lëshuar me rastin e kërkesës për të bërë këtë donacion.

Kërkesën për këtë donacion kompania e cila ka ndihmuar edhe në Maqedoni institucionet shëndetësore, është shqyrtuar nga Komisioni për Donacione, duke vlerësuar kështu këtë donacion si shumë të domosdoshme.

Kërkesa për këtë donacion i ishte dorëzuar Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe e cila më pas edhe është aprovuar.