Eman Rrahmani, asamblist i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka thënë se kompanitë importuese nga Serbia janë njoftuar me vendimin për taksën disa javë më herët
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Rrahmani ka thënë se si shkak i kësaj kompanitë kanë krijuar stoqe të mjaftueshme në depot e tyre për disa muaj, shkruan Gazeta Alo.
Ai ka thënë se edhe sot nuk kemi thuajse asnjë produkt që mungon në treg e që është prodhim i Serbisë.
Postimi i tij i plotë:
Mashtrimi me taksën 100%!
Para se të vihej taksa, kompanitë importuese nga Serbia janë njoftuar disa javë më heret. Kështu ato kanë krijuar stoqe të mjaftueshme në depot e tyre për disa muaj. Edhe sot nuk kemi thuajse asnjë produkt që mungon në treg e që është prodhim i Serbisë.
Rezultat i kësaj është shtrenjtimi i miellit për rreth 30%, mielli i cili është importuar nga Serbia e që është mbajtur në depot e importuesve tash shitet me një çmim shumë më të lartë se çmimi normal.
Populli paguan!!!/Gazeta Alo/