Fjalë Kyçe

Kompensimi i punëtorëve shëndetësor bëhet pjesë e ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19

Kompensimi i punëtorëve shëndetësor bëhet pjesë e ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19

Kompensimi i punëtorëve shëndetësor bëhet pjesë e ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot pritet të të votojnë projektligjin për Parandalim dhe Luftimin të Pandemisë Covid-19.

Ndërsa pjesë e këtij ligji është futur edhe kompensimi financiar shtesë për punonjësit shëndetësor.

Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit për Shëndetësi Albena Reshitaj.

Prandaj është shumë me rëndësi propozimi te cilin e kem inicuar si komision qe përbrenda ligjit për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid19 të specifikohen saktë kompensimet shtesë për personelin shëndetësorë, policinë e Kosovës dhe Inspektoratët që janë në ballafaqim me Pandeminë Covid-19”, ka shkruar Reshitaj.

Postimi i plotë i saj:

Kompensimi financiar shtesë për punonjësit shëndetësor do jetë pjesë e ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid 19 që pritet të miratohet sot në Kuvend dhe me këtë kjo çështje nuk do të mbetet vetëm në vullnetin politik të Qeverisë.

Sot në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ishte për raportim Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ku mes tjerash bëra thirrje dhe kërkova që shtesat e mjekëve, stafit mbeshtetës, policëve dhe inspektoratëve që ballafaqohen me pandeminë Covid19 duhet të rregullohen me ligj dhe nuk duhet të jene vetëm në vullnetin e qeverisë, sepse qeveritë mund të ndërrohen kurse gjendja pandemike mund të zgjasë dhe nuk mund ta parashikojmë se si do të rrjedhin ngjarjet.

Prandaj është shumë me rëndësi propozimi te cilin e kem inicuar si komision qe përbrenda ligjit për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid19 të specifikohen saktë kompensimet shtesë për personelin shëndetësorë, policinë e Kosovës dhe Inspektoratët që janë në ballafaqim me Pandeminë Covid-19.