Fjalë Kyçe

Kompletohen katër skuadrat gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës

Kompletohen katër skuadrat gjysmëfinaliste në Kupën e Kosovës

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit në fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës, mes Ramiz Sadikut dhe KEK-ut.

Kryeqytetasit triumfuan me rezultat 2-1 duke siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

E një ditë më parë, gjysmëfinalen e kishin siguruar edhe tri skuadra nga elita e futbollit kosovar, BKT Superliga.

Drita pa problem mposhti Ulpianën 3-0 për të siguruar një biletë në gjysmëfinale të Kupës.

Derbi i madh mes Llapit dhe Gjilanit i takoi vendasve, të cilët triumfuan me shifrat 2-0 në fund të kësaj ndeshje.

Ndërkohë dueli i vetëm që shkoi në kohën shtesë ishte ai mes Ballkanit dhe Prishtinës, ku kryeqytetasit fituan pas 120 minutave me shifrat 1-2, transmeton telegrafi.

Kësisoj në gjysmëfinale janë tri skuadra nga BKT Superliga si Drita, Prishtina dhe Llapi, derisa Ramiz Sadiku nga Liga e Parë.

FFK gjatë ditëve në vijim do të njoftojë për tërheqjen e shortit të ndeshjeve gjysmëfinale.