Fjalë Kyçe

Komuna e Deçanit del me apel urgjent për 12 fshatra: Mos e përdorni ujin për pije!

Komuna e Deçanit del me apel urgjent për 12 fshatra: Mos e përdorni ujin për pije!

Pas analizave të reja nga IKSHPK dhe rezultateve ku del se uji nga rezervuari në Drenoc ka bakterien E.Coli, komuna e Deçanit ka dalë me një apel urgjent.

Komuna e Deçanit, ka bërë apel për 12 fshatra që mos ta përdorin për pije ujin për shkak të paraqitjes së bakteries së E.Coli, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për Prilepin, Rastavicën, Gramaqelin, Dubravën, Shaptejin, Jasiqin e Ri, Gllogjanin, Ratishin e Epërm, Ratishin e Ulët, Irzniqin dhe Prokollukun.

Ndërkaq, nga vendbanimet tjera mund të përdoret uji i pijes, që furnizohet nga burimet e tjera të ujësjellësit.