Qytetarët e Prishtinës janë indinjuar me mungesën në vendet e tyre të punës të zyrtarëve komunalë në këtë komunë.
Kjo pasi, në pamjet e siguruara nga Gazeta Online “Reporteri.net” shihet se në sektorin për legalizim të drejtorisë së Urbanizmit në objektin e ri të Komunës në Dragodan, asnjë zyrtarë nuk gjendet në zyrë në orarin zyrtar të punës.
Video është xhiruar në ora 14:46, nga ekipi i Gazetës Online “Reporteri.net”.
Një roje i objektit tha se zyrtarët në fjalë nuk janë kthyer në punë qysh në mengjes kur janë dalë.
Rrjedhimisht, dhjetëra qytetarë janë kthyer pa kryer punë për nevojat e tyre në këtë komunë.
Ende nuk dihen arsyet se përse asnjë nga zyrtarët nuk ishin në vendin e tyre të punës.