Fjalë Kyçe

Komuna e Mitrovicës rikthen në pronësi qendrën sportive “Fatime Xhaka”

Komuna e Mitrovicës rikthen në pronësi qendrën sportive “Fatime Xhaka”

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Prokurimit, Elvis Feka, sot kanë vizituar qendrën sportive “Fatime Xhaka” në Mitrovicë.

Nga kjo vizitë ata kanë bërë të ditur se nga sot zyrtarisht komuna ka kthyer në pronësi të saj qendrën sportive “Fatime Xhaka”, pas shkëputjes së kontratës, e cila ishte dhënë në shfrytëzim deri në vitin 2028.

Idrizi tha se qendrës sportive “Fatime Xhaka” do t’i rikthehet funksioni që e ka pasur më parë për të zhvilluar aktivitetet sportive, kulturore, si dhe garat shkollore, transmeton Klankosova.tv.

Gjithashtu u theksua se Komuna e Mitrovicës, brenda mundësive reale buxhetore dhe përmes donatorëve të ndryshëm, së shpejti do të fillojë me renovimin e kësaj qendre sportive.