Fjalë Kyçe

Komuna e Pejës më e prekura nga koronavirusi së fundmi: Kjo është gjendja e të infektuarve

Komuna e Pejës më e prekura nga koronavirusi së fundmi: Kjo është gjendja e të infektuarve

Brenda 24 orëve të fundit, Komuna e Pejës i printe listës së vendeve të infektuara me Covid-19 në Kosovë, ku nga 32 rastet e regjistruara së fundmi, 23 u shënuan në këtë komunë.

Deri vonë bënte pjesë në vendet të cilat nuk ishin prekur nga pandemia, mirëpo në një kohë të shkurtër në Pejë u shënuan plotë 71 raste pozitive.

Drejtori i Shëndetësisë Petrit Loci, ka thënë për EO se nga të infektuarit vetëm dy po trajtohen në QKUK kurse të tjerët janë në vetizolim dhe kanë gjendje stabile.

Loci tutje ka bërë të ditur se edhe sot është duke vazhduar hulumtimi i kontakteve të personave të prekur dhe janë duke u marrë mostra edhe sot.

Ai ka shtuar se shumica e të infektuarve e morën virusin pasi morën pjesë në një të pame.