Fjalë Kyçe

Komuna e Pejës ndalon vizitat e qytetarëve në parqet kombëtare

Komuna e Pejës ndalon vizitat e qytetarëve në parqet kombëtare

Komuna e Pejës po vazhdon me apele për qytetarët që të mos dalin jashtë për të vizutuar parqet dhe zonat turistike gjatë këtyre ditëve dhe t’i respektojnë me përpikëri rregullat e izolimit.

Në një komunikatë të postuar në faqen zyrtare të Facebook, Komuna e Pejës bën të ditur se polica do të veprojë tek të gjitha rastet dhe qytetarët do t’i ktheje mbrapa.

Njoftimi i plotë:

“Te dashur qytetarë

E kuptojë se po kaloni nëpër momente të vështira dhe e keni humbur durimin. E kuptojmë dëshiren dhe nevojen tuaj për të dalur në ambiente të gjelbëruara!

Por, jemi në gjendje emergjente, Virusi nuk po na fal, është i pa mëshirshëm! Mos delni në natyrë dhe as në sheshe! Rrini në shtëpi?

Me daljet tuaja vetëm se po i shtoni punë dhe po e mundoni edhe ma shumë Policinë!

Policia do të veprojë aq sa ka mundësi që t’ju ndalojë dhe t’ju kthej mbrapa nga shetitjet!

Ju ftojmë të bashkëpunoni në këto ditë të vështira dhe mos i krijoni Policisë më shumë punë!

Kjo betejë mposhtet vetëm nëse e luftojmë bashkarisht!”, thuhet në njoftim./Telegrafi/