Fjalë Kyçe

Komuna e Podujevës gjobit partitë për shkeljen e masave anti-Covid gjatë fushatës

Komuna e Podujevës gjobit partitë për shkeljen e masave anti-Covid gjatë fushatës

Të gjitha partitë politike që kanë mbajtur tubime gjatë fushatës zgjedhore në Podujevë, janë dënuar sipas Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Inspekcionit në komunën e Podujevës Ajet Potera. Potera tha se gjobat janë shqiptuar për shkeljen e masave anti-COVID.

Sipas Poterës, gjobat janë shqiptuar së bashku edhe me Policinë e Kosovës dhe Inspekcionin Sanitar.

“Gjatë fushatës zgjedhore shkurt 2021 në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Inspeksionit të Podujevës së bashku me Policinë e Kosovës në Podujevë dhe Inspektorët Sanitarë nga Ministria e Shëndetësisë kemi shqiptuar gjoba për shkeljet e masave anti COVID-19”, ka shkruar Potera.