Fjalë Kyçe

Komuna e Podujevës i lejon bizneset që të punojnë edhe të dielave dhe festave zyrtare

Komuna e Podujevës i lejon bizneset që të punojnë edhe të dielave dhe festave zyrtare

Bizneset të cilar me vendim të Qeverisë së Kosovës u është lejuar të punojnë gjatë kësaj periudhe do të iu lejohet që të punojnë edhe të dielave dhe ditëve të festave zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Me qëllim të ofrimit të kushteve më të lehta për furnizim të qytetarëve të Podujevës dhe duke pasur parasyshë se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, bazuar edhe në situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, mbështetur në autorizimet që derivojnë nga Plani i Reagimit Kombëtar, u lejohet puna biznesve në Komunën e Podujevës edhe të dielave dhe ditëve të festave zyrtare, sipas organizimit dhe orarit të tyre të punës”, ka shkruar Rudari.

Rudari ka njoftuar se kjo masë do të vlejë deri në normalizimin e situatës së shkaktuar nga COVID-19.

“Kjo masë vlen vetëm për bizneset, të cilave me vendim të Qeverisë së Kosovës u është lejuar ushtrimi i veprimtarisë biznesore dhe vlenë deri në normalizimin e situatës së shkaktuar nga Covid19”, thuhet në postim.

https://www.facebook.com/NexhmiRudariRKS/posts/252839662759401