Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për qytetarët të kenë kujdes, për shkak të erërave të forta.
Në një postim në Facebook, Komuna ka kërkuar nga ta që të shmangin ecjet në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta.
“Ju lutemi keni kujdes gjatë ecjes në parqe, afër pemëve apo objekteve të larta, mos kaloni afër tyre për shkak të erërave të forta të cilat po fryjnë me shpejtësi 70km/h”, thuhet në njoftim.
Më 18 janar, një vajzë ishte lënduar nga rënia e kulmit të ndërtesës së komunës së re të Prishtinës.