Drejtori i Inspektoriatit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se sot ka dënuar Telekomin e Kosovës për punimet siç thotë ai pa pëlqimin paraprak të organit kompetent.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiti ka shkruar se: “Nuk mund të presim respektim të rendit dhe ligjit nga qytetarët, përderisa vet institucionet nuk e bëjnë një gjë të tillë”.
“Inspekcioni dënoi sot edhe kontraktorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës, të cilët kanë zhvilluar punime pa pëlqim paraprak nga organi kompetent, duke e dëmtuar kështu hapësirën publike”, ka shkruar Tahiri.
Ai është shprehur se “Përderisa qytetarët gjobiten për dëmtime të tilla – Institucionet do të gjobiten veç me shumë”.