Nënkryetari i komunës, Alban Zogaj e ka akuzuar Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për pengim në zgjidhjen e problemit me qentë endacakë.
“Përderisa ne po punojmë të gjejmë një zgjidhje afatgjate, për një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve të Prishtinës, atë të qenëve endacak, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, jo vetëm që nuk po ndihmon asgjë në këtë drejtim, përkundrazi është duke na penguar në këtë proces”, ka shkruar Zogaj në llogarinë e tij në Facebook.