Fjalë Kyçe

Komuna e Prishtinës e dërgon te përmbaruesi LDK-në për gjobën prej 10 mijë euro gjatë fushatës

Komuna e Prishtinës e dërgon te përmbaruesi LDK-në për gjobën prej 10 mijë euro gjatë fushatës

Komuna e Prishtinës e ka dërguar te përmbaruesi Lidhjen Demokratike të Kosovës për borxhin në vlerë prej 10 mijë eurosh.

Drejtori i Inspekcionit në komunë, Adonis Tahiri, në një shkrim në Facebook, i ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, i cili kishte bërë thirrje që të respektohen masat kufizuese.

Sipas tij pikërisht për këtë janë dënuar si subjekt, si shkak i shkeljes së masave kufizuese.

“Mirë që na e kujtove: 10,000 euro borxh ia keni Komunës së Prishtinës partia juaj, për shkeljet në fjalë. Disa janë proceduar për përmbarim, tjera më mirë e më lirë paguani me kohë”, ka shkruar Tahiri.

Përveç LDK-së për shkeljen e masave antiCOVID, ishte dënuar edhe PDK dhe LVV.