Fjalë Kyçe

Komuna e Prishtinës hap procedurat e prokurimit për tregun e ri të qytetit

Komuna e Prishtinës hap procedurat e prokurimit për tregun e ri të qytetit

Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se pas rrugës “Model” ka hapur procedurat e prokurimit për projektin e Tregut të ri të Qytetit.

Kjo komunë ka njoftuar se ky treg do të jetë pjesë integrale e zonës historike të kryeqytetit.

Komuna e drejtuar nga Shpend Ahmeti ka njoftuar se procedurat e prokurimit për këtë treg do të jenë të hapura deri më 10 shkurt.

“Pas rrugës ‘Model’, procedurat e prokurimit janë hapur edhe për projektin e Tregut të Ri të Qytetit, që do të jetë pjesë integrale e zonës historike të Prishtinës. Procedurat janë të hapura deri më 10 shkurt, dhe pas afatit të ankesave ky projekt do të fillojë të implementohet”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.