Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës ka miratuar propozimin e kryetarit Përparim Rama që sheshi përballë Bibliotekës Kombëtare ta mbajë emrin e ish-politikanit austriak Erhard Busek.
Kjo u bë në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky është një moment historik për forcimin e lidhjeve shpirtërore mes dy kombeve.
“Është moment historik për të gjithë ne. Sepse sot nuk jemi për me emërtu një shesh, por për me forcu një lidhje të fortë shpirtërore mes dy kombeve. Sot, emrin e një njeriu të madh, Dr. Erhard Busek, po i vendosim që ta mbajë me krenari sheshi përballë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës”, tha ai.
Inaugurimi i sheshit do të bëhet në orën 11:00 në Sheshin e Bibliotekës Kombëtare, brenda Kampusit të Universitetit Publik të Prishtinës.