Fjalë Kyçe

Komuna e Prishtinës largon shitësit ambulantë të cilët operojnë pa leje në sheshet e Prishtinës

Komuna e Prishtinës largon shitësit ambulantë të cilët operojnë pa leje në sheshet e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka ndërmarr një vendim të duhur. Burime të Indeksonline bëjnë me dije se sot janë larguar shitësit ambulantë prej sheshit.

“Të gjithë shitësit ambulantë që janë pa leje dhe funksionojnë ilegalisht. Ka pas shume ankesa prej qytetarëve”, ka thënë ky burim brenda komunës së Prishtinës.

Largimi i tyre është bërë me vendim të kryetarit të ri të Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas këtij burimi, komuna është e vendosur që të mos ketë shitje ilegale në shesh.