Fjalë Kyçe

Komuna e Prishtinës merr një vendim për marketet që shesin produkte ushqimore

Komuna e Prishtinës merr një vendim për marketet që shesin produkte ushqimore

Komuna e Prishtinës ka vendosur masa të reja mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit COVID-19. Këto masa janë kryesisht për dyqanet e shitjes së ushqimit në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

Ahmeti ka thënë se këto masa do të vlejnë nga sot e deri në përfundim të pandemisë.

“Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës, që në baza të rregullta/vazhdimisht gjatë ditës të dezinfektojnë, të gjitha karrocat dhe shportat që shërbejnë për bartjen e produkteve ushqimore dhe të njëjtën duhet ta dëshmojnë me raporte përkatëse të kompanive të dezinfektimit”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka treguar se dyqanet e shitjes obligohen që të caktojnë një person i cili do të merret me respektimin e distancës nga klientët.

“Obligohen të gjithë dyqanet e shitjes së produkteve ushqimore në Komunën e Prishtinës që të caktojnë një person përgjegjës i cili do të merret me respektimin e distancës së klientëve gjatë blerjes së produkteve ushqimore”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se bizneset të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e kësaj urdhërese do të gjobiten në bazë të legjislacionit në fuqi

Ndërkaq, Ahmeti ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës nga data 7 prill nuk do të ofrojë shërbime për qytetarët të cilët nuk janë të pajisur me maska dhe doreza.

Ndërkohë tashmë të gjitha sheshet e kryeqytetit janë bllokuar dhe nuk lejohet lëvizja e qytetarëve.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159640131367166