Fjalë Kyçe

Komuna e Prishtinës ndan 10 mijë euro për dhurata të Vitit të Ri

Komuna e Prishtinës ndan 10 mijë euro për dhurata të Vitit të Ri

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka ndarë rreth 10 mijë euro për furnizim me dhurata për festat e fundvitit për komunën.

Përmes njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik, është bërë e ditur se afati kohor për furnizim është pesë ditë.

Kompanitë e interesuara për të furnizuar komunës që udhëhiqet nga Shpend Ahmeti kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 16 dhjetor, në orën 13:30.