Komuna e Prishtinës ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook, pamjet e një qytetari që shihet duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.
Në reagimin e komunës thuhet se një veprim i tillë është rreptësishtë i ndaluar.
“Nuk lejohet hedhja e mbeturinave në hapësirë publike, gjelbërim e trotuar. Është i ndaluar rreptësishtë ky veprim! Ju lutemi mos e ndotni ambientin në të cilin jetojmë”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.
Sipas komunës, personi që shihet në video do të gjobitet nga inspektorati në bazë të rregullores në fuqi.
“Ta ruajmë bashkë ambientin ku jetojmë! Të gjithë bashkë mund të bëjmë më shumë për mjedisin tonë”, bëhet e ditur mes tjerash.
https://www.facebook.com/share/p/ZrWvPYp6W137VkQw/?mibextid=2JQ9oc