Fjalë Kyçe

Komuna e Prishtinës u jep para edhe masazheve me veprimtari të dyshimtë

Komuna e Prishtinës u jep para edhe masazheve me veprimtari të dyshimtë

Komuna e Prishtinës e ka publikuar listën e përfituesve të granteve për bizneset e komunës me qarkullim deri në 50 mijë euro.

Në total kanë përfituar 4,941 biznese, 1,976 mikro biznese me nga 600€ dhe 2,965 biznese te vogla me nga 1,300 euro.

Pjesë e kësaj liste janë edhe masazhat, veprimtaria e të cilave nga organet kompetente është vënë në dyshim dhe disa edhe janë mbyllur. Në listën e Komunës janë parë mbi 20 masazha që kanë përfituat nga 600 deri në 1300 euro.

Lajmi.net ka hulumtuar në rrjete sociale emër për emër secilën masazh. Reklamacionin që bëjë disa prej masazheve është reklamim trupi i femrave dhe bëhet thirrje të kontaktohet që masazha të kryhet prej tyre me emra të ndryshëm e me fotografi shpeshherë të rreme.

Sipas fotografive të publikuara shërbimet e tyre më shumë kanë të bjënë më dicka tjetër sesa masazhë.